Analisti Abdullahu: Europa antieuropiane po i përdor vizat kundër fatit të Kosovës

Analisti politik, Faton Abdullahu ka thënë se Bashkimi Europian po i përdor si instrument të fortë politik, vizat për qytetarët e Kosovës.

Abdullahu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Brukseli do t’i përdorë vizat kur Kosova të hyjë në një fazë konkrete të dialogut me Serbinë.

“Kjo është qasje antievropiane e Evropës brukseliane ndaj Kosovës evro-atlantike. Mbesim me shpresë se ndyshim pozitiv në këtë segment mund të determinoi Administrata Biden e cila me këtë Evropë nuk do ta ketë aspak të lehtë.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Vizat mjet politik ndaj të ardhmes së Kosovës
Vizat per qytetarët e Kosovës, po kthehen në instrument të fortë politik ndaj fatit politik të Kosovës. Konkretisht vizat Brukseli do t’i përdorë kur hyjmë në një fazë më konkrete të dialogut me Serbinë. Kur të vije puna për ta shpërblyer një Qeveri të ardhshme të Kosovës e cila mund të bëj lëshime për asociacionin Brukseli mund të na jap vizat. Dëmin e shkaktuar për atë qeveri që mund ta bëj lëshimi për asociacionin Brukseli do të mundohet ta amortizoj me të mirën e dhënjes së vizave. Kjo është qasje antievropiane e Evropës brukseliane ndaj Kosovës evro-atlantike. Mbesim me shpresë se ndyshim pozitiv në këtë segment mund të determinoi Administrata Biden e cila me këtë Evropë nuk do ta ketë aspak të lehtë.