Ekonomia

Analistët: Kreshnik Bekteshi duhet të zgjohet dhe të reflektojë, ekonomia në “kolaps”

Elitat dhe shoqëritë ballkanike e kanë problem ta aceptojnë botëkuptimin liberal të ekonomisë. Shpenzimet e larta publike që dërgojnë shtetet në deficitebuxhetore dhe njëkohësisht pengojnë projektet zhvillimore duke e vështirësuar klimën e të bërit biznes, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, njohësi i çështjeve ekonomike në Ballkan, Sefer Zogaj.

“Niveli I lartë I korrupsionit dhe qasja e gabuar ndaj ekonomisë kombëtare po e ben Maqedoninë vendin me 0% rritje ekonomike gjatë vitit 2018. Një ekonomi e pazhvilluar pa rritje ekonomike rrezikohet të kaplohet nga krizat e mëdha sociale që rrjedhmisht shkaktojnë edhe trazira për shkak të agresivitet të masës në raport me Qeverinë e cila orienton politikat ekonomike”, thotë për Zhurnal, Sefer Zogaj, njohës i zhvillimeve ekonomike në Ballkan.

Sipas ti, problemet politike të shteteve të Ballkanit po pengojnë investimet direkte të korportave shumëkombëshe sepse faktori politik ka rol të madh në analizat e kompanive për të investuar jashtë shtetit ku kanë filluar veprimtarinë biznesore.

“Me këtë qasje të tejkalaur ndaj ekonomisë që më shumë duket retorike sesa ndonjë platform zhvillimore ekonomia e Maqedonisë në këtë rast do të vazhdoj regresin e saj të vazhdueshëm”, nënvizon Zogaj.

Nga ana tjetër, analisti politik Urim Saliu thekson se në përgjithësi i ndjekë zhvillimet jo vetëm politike në vend që ndërlidhen me shumë sfera përfshirë edhe atë të Ekonomisë që është shumë e rëndësishme .

“Situata është shumë më pesimiste nga cfarë deklarohen zyrtarët apo edhe vetëm kreu i kësaj ministrie z. Kreshnik Bekteshi. Nëse i referohemi asaj që saktëson Banka Botërore  për ekonominë e Maqedonisë e vlerësuar akoma dobët , e pa rimëkëmbur ,atëherë kjo jep alarmin edhe për vetë Qeverinë por edhe kreun e Ministrisë së Ekonomisë që duhet të zgjohet dhe të reflektojë. Në interesin e qytetarëve nuk vlejnë deklaratat pompoze , as  prerja e shiritave dhe deklaratat ” shpresëdhënëse ” më shumë se sa përmirësimi i kushteve dhe standardit të tyre jetësorë që po rrënohet cdo ditë”, thotë për Zhurnal, Urism Saliu, analist politik.

Sipas tij, së shpejti pritet të ketë rikonstruim të Qeverisë dhe shumë prej ministrave dhe zyrtarëve tjerë të lartë nuk besoj se do t’i mbijetojnë kësaj “furtune”pa dhënë në detaje sqarime se cfarë kanë punuar dhe ku kanë dështuar.

“Një ndër këta ministra që  nuk duhet t’a bëjë gjumin e qetë është edhe ai i Ministrisë së Ekonomisë në arradhën e shumë të tjerëve. Mendoj se ka ardhë koha që duke parë këtë situatë pesimiste ,në rikonstruimin e Qeverisë do të duhet që të vijnë njerëz jo të zgjedhur sipas klaneve partiake por të vijnë profesionalistë të vërtetë dhe nëse këtë nuk e bën kryeministri Zaev, ai do mbarojë më keq se Gruevski”, thekson Saliu.