Analistët e VV’së, shfaqën me “blloka të kuq” nëpër emisione: A po i marrin në vendin e njëjtë?

Dy analistët Luljeta Aliu dhe Krenar Shala, të cilët janë përkrahës të mëdhenj të Vetëvendosjes (VV’së), po vazhdojnë të shfaqën me blloqe të njëjtë të shënimeve, pra me ngjyrë të kuqe dhe dizajn të njëjtë.

Luljeta Aliu e cila është panel i zakonshëm në emisionin “Pressing” në T7, çdo ditë shfaqet me një fletore apo bllok të shënimeve me ngjyrë të kuqe.

Kjo ngjyrë simbolizon edhe partinë e Albin Kurtit, VV’në , e cila mbrohet nëpër debate nga Aliu.

Analisti tjetër i cili është panel i zakonshëm në Kanal 10, Krenar Shala, edhe ai shfaqet me një bllok të kuq, të njëjtë si të analistes Luljeta Aliu.

Nuk dihet nëse Aliu dhe Shala po i marrin në vendin e njëjtë këta blloqe, vetëm se diçka e tillë është vërejtur edhe nga qytetarët, madje dy analistët i kanë quajtur edhe të rekrutuarit e zyrave të kuqe.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen me 14 shkurt, derisa sot ka filluar fushata zgjedhore.