Ana Kabashi po vjen me këngë të re, fton fansat të jenë pjesë e klipit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi vazhdon të jetë aktive me koncerte e projekte të shumta muzikore.

Së fundmi, ajo është në përgatitje të një kënge dhe klipi të ri, që do ta sjellë së shpejti për fansat. Madje në këtë video ajo fton fansat e saj që të marrin pjesë, në veçanti femrat.

“E kam një videoklip që do të xhirohet pas një jave, të gjithë që janë të interesuar të marrin pjesë në videoklip ju lutem lajmërohuni në Instagramin time, mosha prej +18, më duhen më shumë femra”, ka shkruar Ana në postimin e saj në Instagram.

“Ana Kabashi” titullohet kënga e fundit e lansuar nga Ana, përmes të cilës e përshkruan veten dhe karakterin e saj.

Këngëtarja në një nga intervistat e fundit ka thënë se është shumë e vështirë t’i prekësh majat e suksesit pavarësisht punës që bën, teksa thotë se duhet të jesh e poshtër në kuptimin manipulues.

Ajo shton se njerëzit më shumë fokusohen te fiziku, te të pasmet e saj se sa vokali gjersa ka paralajmëruar disa koncerte gjatë verës.