Ana Kabashi me mesazh domethënës: Ruaje zemrën tënde dhe puno shumë

Është emër mjaft i dashur për publikun dhe tashmë ka mbledhur fansa të shumtë gjithandej.

Fjala është për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashi, e cila i mban tejet afër fansat me postime të llojllojshme në rrjetet sociale.

Në atë Instagram, ajo së fundmi ka sjellë një fotografi joshëse në bikini, teksa e shoqëron me një mesazh domethënës.

“Qëndroni të përulur, je falënderues, ruaje zemrën tënde dhe puno shumë. Ju mund të rrëzoheni disa herë por askush nuk mund të ju marrë atë që keni. Ju jeni i veçantë në rrugën e juaj, duaje veten tënde më shumë, vlerësoje veten tëndë më shumë dhe ata do ju vlerëosojnë juve. Jini e egër për veten tuaj”, ka shkruar mes të tjerash bukuroshja shqiptare.

Ana këtë vit solli disa këngë të reja, kurse i fundit projekt i lansuar nga ajo është bashkëpunimi me motrën e saj, Artën dhe Beraton “Papa”.

Zeshkania është prezente edhe në koncerte, ku shquhet për interpretimet ‘live’ që bën.

loading…