Foto

Ana Kabashi feston ditëlindjen – realizon fotosesion dhe i bën një dedikim të veçantë vetes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, feston ditën e sotme (e shtunë) ditëlindjen.

Bukuroshja me origjinë nga Peja prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar, të cilit i ka dhuruar tashmë shumë hite.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, pëlqehet jashtëzakonisht dhe numëron fansa gjithandej trojeve shqiptare, e jo vetëm.

Foto: Screenshot/Instagram

Në këtë përvjetor të lindjes, autorja e këngës “Dashni” ka realizuar një fotosesion, në të cilin ka sjell një ‘Anë’ artistike e në formë të mrekullueshme.

Veç tjerash, ajo ia ka bashkangjitur edhe një shkrim, ku shprehet e lumtur për të arriturat e sukseset në jetë.

Foto: Screenshot/Instagram

Më poshtë mund ta lexoni mesazhin e plotë të Kabashit (pa ndërhyrje):

“Hey Ana faleminderit qe egziston, faleminderit qe nuk je dorzu kurre, faleminderit që pa marr parasysh rrethanat ti prap ke vazhdu me qene e vertet ndaj vetes, faleminderit qe nuk tu ka prish zemra kurre, faleminderit qe e don veten, e bon krenare veten, faleminderit qe beson ne dashni.

I love you, keep ur head up and be unstoppable cause the ëorld is yours no matter what! Uhh that felt good, Happy Birthday to me”. /Telegrafi/