Ana dhe Arta Kabashi me vallëzime provokuese shfaqen në rrjetet sociale

Ana Kabashi ditë më parë solli videon më të re muzikore para fansave të vetë.

“Ana Kabashi”, titullohet kënga e fundit e bukuroshes, e cila ka lënë gojë hapur të gjithë se si e pagëzoi krijimtarinë e re muzikore.

Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke bërë një vallëzim provokuese.

Në fakt, fillimisht në video shfaqet e motra e këngëtares, Arta dhe më pas i bashkëngjitet edhe zeshkania.

“Qysh bre zemër ti s’po më njeh? O më njeh, ti më njeh”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale.

Ndryshe, kënga e fundit e Kabashit po pritet mirë prej fansave dhe deri më tani është shikuar mbi 43 mijë herë në platformën YouTube.