Mësimëdhënsi universitar, Vigan Qorrolli ka folur rreth deklaratave të po thuhen se krimet e luftës mund të shmangen me një marrëveshje përfundimitare me Kosovës dhe Serbisë e që Gjykata Speciale mund të rikethet me juridiksion në Kosovë.

“Ka lloj-lloj xhevahiresh dhe diamantesh publik që deklarojnë se krimet e luftës mund të shmangën me një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Gjykata Speciale mund të zhvendoset/rikthehet me jurisdiksion në Kosovë ose të zhbëhet si kompromis politik mes palëve”

Qorroli ka thënë se kjo gjë është e pamundur sepse krimet e luftës nuk parashkruhen.

“Jo, xhanem, as njëra, as tjetra. Krimet e luftës sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen (vjetersohen) kurrë. As mas 20 vjete, as mas 100 vjete. Ka të gjallë të holokaustit që ende vazhdojnë të gjykohen edhe sot. Një 93 vjeçar, Bruno Dey, po gjykohet ende. Në vitin 2015, Oskar Groening, roje në Aushvic, 96 vjeç – u dënua me 4 vite burg”.

E një amnisti të ngjashme është përmendur edhe nga Vjosa Osmani dhe nga Baton Haxhiu që lobon në emër të Hashim Thaçit për realizimin e planit për ndarjen e Kosovës.