Amir Rrahmani me kritika të mëdha për gjyqtarin: Penalltia në minutën e 94-të shkatërron një ekip

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur për medie pas përfundimit të  takimit me Slloveninë në Ligën e Kombeve ku Kosova humbi me rezultat 2-1.

Një penallti në minutën e 94-të bëri që fitorja të shkojë për Slloveninë.

“Nuk është reale sepse edhe po ta them unë e pashë se dora ishte e ngjitur. Nuk kishte asnjë njëri rreth tij apo mbrapa. Nuk ishte penallti. Ishte një vendim, e shikoni që ishte minuta e 94-të, ky vendim shkatërron një ekip”, ka thënë ai.  

“Besoj që ishte ndër ndeshjet më të mira që kemi luajtur këtë edicion në Ligën e Kombeve. Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Më vjen keq që nuk arritëm një rezultat pozitiv. Nëse vazhdojmë kështu do të arrijmë në nivelin e duhur”, shtoi ai.

“Normalisht është ndeshja e fundit dhe besojmë që do të fitojmë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe fitorja është e diskutueshme. Por besojmë që do të mbyllim si duhet këtë cikël të Ligës së Kombeve. Unë sot e cilësoj si një fitore pasi kemi kthyer shpirtin luftarak që kemi pasur. Ka pasur shumë gjëra të mira për ndeshjen e sotme dhe për mua kjo është si fitore. Kundërshtarët e fortë do ta kenë vështirë me ne”, përfundoi Rrahmani.