Amir Rrahmani: E merituam fitoren

Amir Rrahmani pas përfundimit të lojës deklaroi se Kosova e ka merituar fitoren, por ky është futbolli.

Rrahmani ka treguar se ka pasur shumë gabime kur loja është zhvilluar me topa të gjatë ”Shumë pak topa kemi fituar kur kemi luajtur me topa të gjatë. Edhe ndeshjen me Danimarkën ka qenë njësoj.” deklaroi Rrahmani

“Ata rrinin shumë afër neve, edhe pse ne i fitonim 90% të topave, presioni ishte i madh. Duhet ta analizojmë problemin e topave të dytë.” shtoi tutje Rrahmani.

I pyetur për mendimin e tij rreth lojës dhe rezultatin, Rrahmani u përgjigj se është i dëshpëruar nga rezultati, por shpreson që ky dëshpërim të shpërblejë si mësim.

“Ne jemi të dëshpëruar prej mënyrës si shkoj loja. Mund të shënonim më shumë gola. Bullgaria e pati vetëm një rast, edhe nga ajo mundësi erdhëm të goli. E merituam fitoren, por ky është futbolli. Kjo duhet të na shërbejë për të mësuar nga gabimet.” tha Rrahmani.