Amir Rrahmani debuton me fanellën e Napolit

Amir Rrahmani ka bërë ditën e sotme debutimin e tij me Napolin në stadiumin “San Paolo”. Mbrojtësi kosovar transferuar te Napoli disa muaj më parë nga Hellas Verona e në miqësoren ndaj Pescara luajti si titullar.

Napoli fitoi ndeshje me rezultatin e thellë 4-0 dhe kjo ishte ndeshja e parë për Rrahmanin me fanellën e re edhe pse jo një ndeshje zyrtare. Gjithashtu në këtë takim u aktivizua edhe Hysaj që hyri në lojë në pjesën e dytë.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij e lojtari do të përfitojë një rrogë prej 1.8 milionë euro në sezon. Në sezonin e ri të Serie A, ish-mbrojtësi i Partizanit pritet të jetë një pikë kyçe për mbrojtjen e Napolit.

Për këtë debutim ka reaguar edhe vetë Rrahmani në rrjetet sociale. “Më në fund”, shkuan mbrojtësi në postimin e tij.