“Amerikanët në aksion”, “Para dilemave të mëdha”, “Tri vizita të dobishme”: Shtatori i 1983 i ngjashëm me shtatorin 2020

Shtatori i vitit  1983 në aspektin e zhvillimeve globale ishte po aq i nxehtë sa shtatori i këtij viti.

Aktualiteti politik i asaj kohe përbëhej disa nga ngjarjet më të rëndësishme e të cilat ishin pasqyruar në gazetën “Rilindja”.

Tre tituj tregonin për rëndësinë e ngjarjeve që po ndodhnin në atë kohë në botë, e ku ishte e përfshirë Amerika, shkruan Reporteri.

“Tri vizita te dobishme”,  “Para dilemave te mëdha” dhe “Amerikanet në aksion” ishin tre titujt në faqen kryesore të gazetës “Rilindja” të datës 21 shtator 1983.

Titulli i parë “Tri vizita të dobishme” flet për vizitën e politikanit komunist të ish-Jugosllavisë, Vidoje Zharkoviq në Kore dhe në Kinë e ku në fokus ishin temat ekonomike.

Aty flitet po ashtu edhe për një vizitë të zëvendëspresidentit amerikan George Bush në ish-Jugosllavi dhe për bisedimet që atë kohë u zhvilluan me udhëheqësit e lartë të vendit.

“Para dilemave te mëdha” është titulli i Rilindjes që flet për për klimën e tensionuar në mes të superfuqive botërore gjatë luftës së ftohtë. Atë kohë, këshilli i OKB-së ishte mbledhur për të diskutuar për këtë temë ku përfaqësuesi i Amerikës kishte sugjeruar që selia e OKB-së të shpërngulet në New York.

“Amerikanët në aksion” është titulli i tretë që flet për luftimet në Bejrut, ku kishte pëlcitur luftë e ashpër civile dhe Amerika po përpiqej të rivendoste paqen.