Amerikanët e vaksinuar fitojnë lirinë, mund të lëvizin pa maska

Të gjithë personat e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit në SHBA nuk kanë nevojë të mbajnë më maska. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka vendosur që të hiqet maska për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, si në ambientet e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme.

Dr. Rochelle Walensky tha se amerikanët që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për koronavirusin, mund të rrinë pa maska dhe pa distancë sociale, me përjashtim të disa rrethanave specifike.

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që keni reshtur së bëri për shkak të pandemisë,” tha Dr. Rochelle Walensky gjatë një konferencë të Ekipit të Përgjigjes në Shtëpinë e Bardhë për Covid-19.

Walensky theksoi se personat që kanë imunitet të dobët duhet të konsultohen me mjekët përpara se të vendosin të heqin maskat. 

Kërkesa për të mbajtur maska ??gjatë udhëtimit – në autobusë, trena, aeroplanë dhe transport publik – qëndron ende, tha Walensky./Gazeta SHQIP