Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka arritur që më konsensus të miratojë rendin e ditës për muajin shkurt.

Zëri i Amerikës në gjuhën serbe raporton se shkak i kësaj është bërë se a duhet të vazhdojë praktika e deritashme e debatit për raportimin e sekretarit gjeneral për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

SHBA-të kanë dalë kundër kësaj praktike, ndërsa është mbështetur edhe nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Ballkani.info.

Rusia është angazhuar që praktika e deritashme e raportimit tremujor të vazhdojë.

Ambasadori i Guinesë Ekuatoriale, kryesues i Këshillit të Sigurimit për shkurt, ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit është i vendosur që me bisedime të arrihet deri tek zgjidhja.

“Këshilli i Sigurimit është i vendosur që me bisedime të arrihet deri te zgjidhja. Koordinatorët tonë politikë në ditët në vazhdim do të tentojnë që të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të shmanget situata deri më 7 shkurt. Nëse deri atëherë nuk do të ketë marrëveshje, do të mbahet votim procedural dhe do të merret vendimi”, ka thënë Anatolio Ndong Mba.

Kosova, ka shtuar ai, është në program të punës për këtë muaj, pasi që kjo është paraparë me kalendar dhe kohën për raportimin tremujor për UNMIK-un.

Ai ka theksuar se në gusht Këshillin e ka kryesuar Britania e Madhe, dhe ajo nuk ka ftuar fare për shqyrtimin e raportit. Kina e ka bërë këtë në nëntor, kurse në dhjetor në seancë të jashtëzakonshme është debatuar për Ushtrinë e Kosovës. /Ballkani.info/