AMD prezanton procesorin që Intel nuk e mund dot

AMD ka konfirmuar ardhjen e një procesori me 64 bërthama quajtur Threadripper 3990X në 2020-ën.

Kompania nuk dha detaje të shumta përveçse do të ketë 64 bërthama dhe 128 procese, 288MB memorie dhe konsum prej 280-vat.

Por mbetet jashtë mbase detaji më interesant që është çmimi. 3990X do të jetë përgjigja e AMD për kompjuterët e punës dhe serverë.

Çipet Threadripper nuk janë dizajnuar për lojërat por për editimin e videove, animacione 3D dhe krijimin e përmbajtjeve. Në atë hapësirë AMD ka gjunjëzuar Intel duke lënë pas procesorë Core i9-10980XE dhe i9-9980XE në shumë testime duke konsumuar më pak energji.

Intel duhet të shqetësohet ndërsa sheh AMD duke hyrë në bastionet e saj të serverëve dhe kompjuterëve të punës. Ende Intel dominon në video lojëra edhe pse çipet AMD Ryzen kanë filluar të mbyllin këtë hendek.

Megjithatë Intel duhet të adresojë problemet me arkitekturën 14 dhe 10-nanometër ose AMD ka për ta “ngrënë” për drekë.