Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë dhe gurë të hedhur në drejtim të zyrtarëve kosovarë, gjatë zbatimit të ligjit në Zubin Potok. Këto sulme ndodhën ndërsa autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, po kryenin detyrat e tyre zyrtare. Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme”, thuhet në reagim.