Ambasdori italian: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për t’i varrosur viktimat, të mos vijë puna njësoj në Kosovë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur pas rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar me covid-19 në vendin tonë.

Oralando përmes një postimi në Twitter thotë se në shtetin e tij është dashur të thirret ushtria për të varrosur viktimat, andaj shpreson që mos të vijë puna që kjo të ndodhë në Kosovë.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata”, ka shkruar Orlando.

Ai tutje thotë se një gjë e tillë mund të evitohet.

“Mbajini maskën, distancën, lani duart”, ka përfunduar ai.