Ambasadorja e re e Kosovës në Itali ia dorëzon kredencialet presidentit Mattarella

Lendita Haxhitasim është ambasadorja e re e Republikës së Kosovës në Itali.

Më 5 dhjetor të vitit 2019 ajo i ka dorëzuar  Letrat Kredenciale tek presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Njoftimin zyrtar për këtë e ka dhënë vetë ambasada e Kosovës në Itali përmes llogarisë zyrtare në ‘facebook’.

“Më 05 dhjetor 2019, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në #Itali, Sh.S.Znj. Lendita Haxhitasim, prezantoi Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Italisë, Sh.T.Z. Sergio Mattarella”, thuhet në njofitm.

Në këtë pozitë, Haxhitasim zëvëndëson Alma Lamën.