Vlora Çitaku

Ambasadorja Çitaku për formimin e Ushtrisë së Kosovës: Puna më e madhe fillon nga tani

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se dita e formimit të Ushtrisë së Kosovës është ditë e mrekullueshme, për të arritur këtë ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe plotë sfida.

“ Punë e madhe është bërë tash e disa vite. Por, puna më e madhe fillon tek tashti”, tha Ambasadorja Çitaku në rrjetin social Facebook.

Po ashtu ajo falënderoi kolonel Ilir Qeriqin, atasheun ushtarak të Kosovës në SHBA.

“Oficerët si Ilir jane heronjtë e të heshtur të këtij procesi. Me punë, profesionalizëm dhe përkushtim kanë bindur aleatët se #Kosova dhe #FSK janë partner serioz. Detyra, nderi dhe atdheu është parimi që ka udhëhequr Ilirin dhe oficerët e FSK-së”, tha Çitaku.