Ambasadori Zemaj sjell kujtime të ditës së parë të themelimit të Shërbimit të Jashtëm/Diplomatik dhe Konsullor të Kosovës

Tani që ka mbetur vetëm një muaj nga pervjetori i 13-të i pavarsisë së vendit, Ambasadori Astrit Zemaj përmes një postimi të sotëm që fillon me thënjen ” Ju priftë e mbara” të ish Ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë gjatë vitit të pavarsisë, i sjell në kujtim ditët e para të themelimit të Shërbimit të Jashtëm/Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Zemaj, i cili në mandatin e tij të tanishëm është, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për BE dhe i Ngarkuar me Punë i ARKS në Bruksel, para 12-të viteve ka qenë i emëruari i parë i një posti konsullor në Gjermani, dhe njekohësisht edhe drejtues dhe themelues i Konsullatës së RKS në Frankfurt nga viti 2009-2015.