Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Albin Kurti sot pati një takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, Martin Schaller.

Ambasadori Weidinger potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërsa, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.