Ambasadori i Malit të Zi në Washington, Miodrag Vllahoviq, ka reaguar ashpër, pasi ministri i Jashtëm i këtij shteti, George Raduloviq, iu referua Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.

Përmes një postimi në Twitter, Vllahoviq deklaratën e ministrit Raduloviq e ka cilësuar produkt të injorancës.

“Shkurt: E parregullt dhe në kundërshtim me rregullat diplomatike. I padenjë, produkt i injorancës dhe nënshtrimit politik. Arsyetimi se kjo është bërë edhe më herët nuk vlen, sepse ka qenë gabim edhe më parë. Dhe ky ende thotë ‘Kosovë e Metohi’! Trishtim”, ka shkruar në Twitter Vllahoviq, para se të dilte me tjetër reagim duke thënë se “shteti fqinj nuk quhet ‘Kosovë e Metohi’”.

Raduloviq ishte shprehur pro që të organizohen zgjedhjet e Serbisë në Mal të Zi, teksa ka shtuar se nga përfaqësues serbë arsyetimi për t’i lejuar zgjedhjet në Mal të Zi ka qenë për “të zhvendosurit e shumtë nga ‘Kosova dhe Metohia’”.

Ndërkohë, Kosova dhe Mali i Zi kanë dalë kundër që në territoret e tyre të mbahen zgjedhjet e Serbisë pa leje të shteteve.

Zgusnuto neznanje u 19 sekundi, uz vrlo diplomatsko slijeganje ramenima: (1) “Raseljena lica” ne postoje od 2006; (2) Susjedna država se ne zove Kosovo i Metohija; (3) “Oni su poslali notu i MVP je pozitivno odgovorilo …” Izrazili su želju!🤡 Teletabis diplomatija. @MFA_MNE pic.twitter.com/povqRnL16q

— Miodrag Vlahovic🇲🇪 (@Mico_Vlahovic) March 22, 2022