Ambasadori rus në Serbi Aleksander Botsan Kharchenko ka thënë se presioni ndaj Serbisë është i pabesueshëm, por se sipas tij presidenti serb Aleksandar Vuçiq “është konsistent në qëndrimin e tij dhe të gjithë lidershipit serb, se nuk do t’i bashkohet sanksioneve pavarësisht nga presioni”.
“Presioni është i pabesueshëm, por Serbia respekton interesin e saj mbi të gjitha në rrugën evropiane ose në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë. Sigurisht, kjo nënkupton interesin e saj kombëtar”, tha ambasadori rus për RTS, transmeton Klankosova.tv.







