Ambasadori rus përgëzon Stefanoviqin: Festa dhe fitorja shkojnë së bashku

Ambasadori rus në Beograd Aleksandër Chepurin ka përgëzuar ministrin e brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç për “punën e shkëlqyer të tij në Dubai”.

Chepurin po i referohej votimit të së martës që edhe njëherë e la Kosovën jashtë anëtarësimit të Interpolit, të mbajtur në Dubai, ku Stefanoviç po drejtonte delegacionin serb.

“Uroj sot një ditëlindje të lumtur për ministrin Nebojsha Stefanoviq, dhe gjithashtu e uroi për punën e shkëlqyeshme në Dubai. Festimet dhe fitorja shkojnë mirë së bashku”, shkruante Chepurin në Twitter.