Ambasadori rus në Beograd kërkon llogari nga Vuçiq, në prezencë të Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov

Ditë më parë akuzoi mediet serbe, Ambasadori rus në Beograd, kërkon llogari nga Vuçiq në prezencë të Ministrit të jashtëm rus, Lavrov

Ditë më parë, mediet ruse kanë raportuar se Presidenti i Serbisë Aleksandr Vuçiq, po abuzon hapur me deklaratat e Ambasadorit rus në Serbi, Aleksandr Botan-Kharchenko, pasi që ky i  fundit, në deklaratat e tij kishte thënë se çdo zgjidhje e statusit të Kosovës duhet të korrespondojë me Rezolutën 1244.

Kështu, agjencia e lajmeve ruse Regnum, kishte thënë se kur Ambasadori rus në Serbi kishte deklaruar diçka për këtë çështje, në faqet e para të gazetave serbe janë shfaqur fjalë të tij, të cilat janë shtrembëruar dhe i është dhënë një kuptim i kundërt i asaj që është thënë.

Ndërsa sot, gjatë takimit që është realizuar ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe Vuciq, Aleksandr Botan-Kharchenko kishte harruar mbi tavolinë një gazetë të përditshmes serbe “Kurir”, me të cilën duket se është duke e shfrytëzuar rastin që në prezencë të Lavrov të kërkoj llogari nga Vuçiq, lidhur me deklaratat e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës.