Ambasadori Kosnett kujton dy pilotët e Ushtrisë Amerikane në Prizren

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kujtuar pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert.

Ata vdiqën më 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre, Apache, u rrëzua gjatë Operacionit Forca Aleate.

Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre në Prizren për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre.