Ambasadori Kasapolli flet për tërmetin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci, tregon se a ka kosovarë të lënduar

Sot Kroacia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter. Por, sipas mediave kroate duket se situata më e rëndë është në Petrinja shkruan Ballkani.info.

Një numër i madh i shtëpive e ndërtesave u shkatërruan, ndërkohë raportohet se është edhe një viktimë, e konfirmon Gëzim Kasapolli ambasadorë i Kosovës në Kroaci.

“Në momentin kur ndodhi tërmeti ishim të gjithë në ambasadë, dhe e përjetuam shumë keq, tërmeti zgjati për më shumë se 20 minuta” tha ai në RTK.

Ai tregoi nëse ka ndonjë të lënduar nga shtetasit kosovarë që jetojnë në Kroaci.

“Linjat kanë rënë, dhe energjia ka rënë në gjithë Zagrebin, deri tani nuk kemi ndonjë informatë për të lënduar, të shtetasave kosovarë, të gjithë ata që kanë nevojë le të lajmrohenë në ambasadë”, tha ai. /Ballkani.info/