Ambasadori italian: S’ka kohë për të humbur, të formohet Qeveria e të zgjidhet presidenti

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka përgëzuar deputetët e zgjedhur të Kuvendit dhe pret që të themelohen shpejt institucionet dhe të zgjidhet presidenti.

Orlando ka shkruar në Twitter se ka shumë punë për të bërë nga ana e institucioneve të reja dhe s’ka kohë për të humbur.

“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit fituese ka dalë Lëvizjen Vetëvendosja me 50.28 % të votave dhe pritet të ketë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

E dyta renditet PDK-ja me 17 % apo 19 deputetë dhe LDK-ja me 12.73 % renditet partia e tretë, apo me 15 deputetë.

AAK-ja fitoi 7.12% dhe pritet që në Kuvendin e Kosovës të përfaqësohet me 8 deputetë.

Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.