Ambasadori italian: Certifikimi i kandidatëve duhet të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Orlanda ka shkruar se certifikimi i kandidatëve duhet të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka thënë ambasadori italian.

Zyra e BE’së sot gjatë ditës ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor duhet të lejohet të punojë pa ndërhyrje.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se presin që të gjitha institucionet e Kosovës që të organizojnë zgjedhje kredibile dhe transparente në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

Rohde ka thënë se të gjitha procedurat para-zgjedhore janë duke vazhduar përfshirë edhe cerfikimin e kandidatëve.

“Këto procedura janë të rregulluara me ligj dhe përfshijnë ne vete mundësinë e ankesës”, ka shkruar Rohde.