Ambasadori i SHBA-së i gëzohet suksesit historik të Kosovës në futboll

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, po i gëzohet suksesit të djelmoshave tanë në arenën ndërkombëtare.

Philip Kosnett, e ka shpërndarë shkrimin e gazetës prestigjioze ‘ESPN’ për suksesin e Kosovës në futboll.

Ambasadori amerikan ka thënë se puna e madhe po bënë që Përfaqësuesja jonë të ketë suksese në garat ndërkombëtare.

“Puna e vështirë, praktika, strategjia dhe vendosja e qëllimeve të ekipit para fitimit dhe lavdisë personale … të gjitha kontribuojnë në historinë e ekipit të futbollit në rritje të Kosovës. Të shohim përpara për suksesin e tyre në të ardhmen.”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij në Twitter.