Kryetari i komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës vizitoi sot Ferizajn.

“Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Çağrı Sakar nderoi sot Ferizajn me vizitën e tij, bashkë me drejtorin gjeneral të Maarif International Egitim Schools of Kosova, Oguz Hamza Yilmaz dhe Mahmut M. Özdil nga “Turkiye Maarif Vakafi”, me të cilët ndamë idetë e mundësitë për bashkëpunimet e reja në fushën e arsimit, natyrisht duke e falënderuar në emër të gjithë ferizajasve, për bashkëpunimet që sollën rezultate konkrete për shumë fusha të jetës në Ferizaj”, shkruan ai.

Postimi i plotë: