Ambasadori i mega-skandaleve reagon pas njoftimeve se e ka humbur rastin kundër gazetarit slloven

Ambasadori i mega-skandalit, Martin Berishaj ka reaguar për padinë që i ka bërë gazetarit slloven.

Berishaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se padia e tij kundër gazetarit slloven është ngritur, mirëpo siç tha ai Gjykata e Qarkut në Lubjanë nuk e ka pranuar ende padinë për shqyrtim.

“Shpifja nuk kalon! Për çështjen penale në fjalë është ngritur  padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar ai.

Ndërsa Gjykata e Qarkut në Lubjanë në një përgjigje për Albanian Post ka thënë se çështja e kësaj lënde mbyllet pa efekt juridik.

“Në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë kemi marrë pyetjen tuaj gazetareske lidhur me lëndën II K 45570/2022. I pandehuri në këtë rast është Vitomir Petroviç, për vepër penale kundër nderit dhe emrit të mirë. Çështja mbyllet pa efekt juridik”, thuhet në përgjigjen.

Kujtojmë se Berishaj dyshohet se është përfshirë në një mega-skandal për afera me GEN-I në Serbi.