Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Një nder dhe privilegj të takoj Kancelaren e Qeverisë gjermane, zonjën Angela Merkel me rastin e pritjes verore për Korin Diplomatik në Berlin”, shkruan në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani, përcjell Ballkani.info.

Në fund, ambasadori kosovar ka theksuar se Republika Federale e Gjermanisë është aleatja më e rëndësishme e Republikës së Kosovës në Evropë. /Ballkani.info

Njoftimi i plotë:

loading…