Florian Qehaja

Ambasadori i Kosovës i shkon Talat Xhaferit në zyrë për ta uruar, flasin për marrëveshjet RMV-Kosovë që presin zbatim

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka shkuar sot në Qeverinë e Maqedonisë për ta uruar Talat Xhaferin pas marrjes së pozitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup, thuhet se në takim është rikonfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit dhe dinamizimit të agjendës dypalëshe.

Gjitashtu janë përmendur edhe marrëveshjet dhe projektet që presin zbatim, sikurse krijimi i pikave të përbashkëta kufitare.

“Nga takimi urues i Ambasadorit Qehaja me Kryeministrin e ri Talat Xhaferi rikonfirmuam vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. Të dyja vendet tona kanë vizion dhe vlera të qarta pro evropiane të cilat do të vijojmë ti kultivojmë së bashku.

Krahas një numri të madh të marrëveshjeve, presim me padurim zbatimin e marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve.

Në takim Ambasadori Qehaja u shoqërua nga Konsulli Podvorica”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

BONUS VIDEO: Rasti ’53 milionëshi’, Pal Lekaj dënohet me 3 vite e tetë muaj burgim YT