Ambasadori i Brazilit sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB’së ka thënë se serbët dhe pakicat tjera po ndihen të diskriminuara.

Përfaqësusi i Brazilit, zë i Serbisë tha se pavarësia e Kosovës është e parakohshe dhe se lobimi për njohje po dëmton procesin e dialogut me Serbinë.

‘’Besojmë që diskutimi i vazhdueshëm për njohjen e Kosovë si shtet ka qenë dëmtues për procesin. Populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi subtanciale brenda Serbisë dhe qeverisje lokale mund të sigurojnë kushte normale për gjithë banorët e Kosovës. Kushtet për jetë normale ende nuk janë arritur. Objekti i UNMIK mbetet i papërmbushur. Shpallja e pavarësisë duket e parakohshme.