Ambasadori Hovenier me video-mesazh uron Ditën e Pavarësisë: Arritjet e Kosovës për këto 14 vjet janë të jashtëzakonshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës me një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

Hovenier ka thënë se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën dhe partneriteti ShBA-Kosovë do të vazhdojë të forcohet në vitet në vijim.

“Sot, Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë – 14 vjet shtet sovran dhe partner i besueshëm i SHBA-së. Arritjet e Kosovës për këto 14 vite janë asgjë më pak setë jashtëzakonshme. ShBA-të janë krenare ta quajnë Kosovë partner dhe mike e jona. Tani, ndërsa ne e festojmë këtë ditë të rëndësishme së bashku, premtimi im për ju është ky : partneriteti i palëkundur që gëzojmë midis vendeve tona – ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara – do të forcohet vetëm në vitet në vijim. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku. Sot qëndrojmë krah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për atë që keni arritur dhe mezi presim që të vazhdojmë përkrahjen deri shfrytëzoni mundësitë që ju presin. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë”, ka thënë Hovenier.