Ambasadori Hovenier: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës ndaj kërcënimeve të Rusisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të evropës lindore. Hovenier ka publikuar një shkrim në uebfaqen zyrtare të ambasadës së ShBA-së në Prishtinë mbi provokimet e Rusisë në Ukrainë.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier.