Jorn Rohde

Ambasadori gjerman: Sistemi i kujdesit shëndetësor dhe arsimi, arsye për të cilat njerëzit po largohen

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka thënë se politikë bërësit në Kosovë duhet të marrin vendim që do të ndikojnë që njerëzit në Ballkanin Perëndimor të mbeten në vendet e tyre.

Duke folur në një panel në Prishtinë ku pjesëmarrës ka qenë edhe kryediplomatja Donika Gërvalla dhe Ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier ka përmendur ikjen e njerëzve nga Ballkani Perëndimor përfshirë Kosovën.

“Një problem në Ballkanin Perëndimor është ikja e trurit dhe kjo është arsyeja që e përmenda më parë qe e kam hero personal (Tommy Douglas’in politikan kanadez), ky njeri ka marrë vendim për vendin e tij për kujdesin shëndetësor. Pse largohen njerëzit? Pra, sigurimi shëndetësor, arsimi, pra e ardhmja. Kjo është një çështje kardinale për Ballkanin Perëndimor që të ketë një faktor tërheqës që njerëzit të mbeten këtu. Mendoj se politike bërësit duhet t’i marrin vendimet që stabilizojnë shoqëritë e tyre” ka thënë ai.

VIDEO BONUS: Kurti Anëtarësimi në BE, zgjidhje për kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë