Dje Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, në Rubikon të KTV-së tha se procesi i emërimit të noterëve të rinj duhet të ngrihet deri të vijë në pushtet qeveria e re.
Këtë vendim, e ka përshëndetur ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
“Mirëpres sqarimin e djeshëm në televizion të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke mos nxituar në nominimet e noterëve të rinj. Nuk është personale, por politike, dhe ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivel profesional të noterëve të cilët dëshirojnë që Kosova t’i bashkohet kësaj familje ndërkombëtare”, ka shkruar Heldt në Twitter.
EU puts out statement cautioning rushed appointment of notaries today, followed by statement of #Kosovo Minister of Justice saying he will go ahead anyway. I strongly recommend taking voiced concerns seriously: People here are not served if notary acts aren't recognized abroad.
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) October 14, 2019
“Nga dita e dorëheqjes, qeveria duhet të luajë rolin kushtetues të mos marrë vendime. Pasi ishte dorëheqje e parevokueshme dhe ishte situatë e cila s’ka interpretim të qartë. Më mirë të mos merren vendime. Duhet të ngrihet deri të vijë qeverisja e re. Institucioni është institucion. Le te shohë qeveria e re, s’shoh pse të bllokohet. Nga momenti i dorëheqjes duhet të lejohen vetëm vendime për të mos penguar qytetarët, pagesë për infrastrukturë, për paga, për ndihma”, ka thënë Veseli mbrëmë.







