Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë kur sipas tij, duhet shtensionim i situatës dhe jo tensionim.
Rohde tha se së shpejti janë zgjedhjet lokale dhe se klima politike po ngrohet. Sipas tij, më mirë do të ishte të rregullohej rruga në Vushtrri, se të bëhen dy ura.
“Pra, çfarë dua të them, kur shkuam në Mitrovicë, e dini rrugën, do të thosha se do të ishte më e rëndësishme që të zgjidheshin tollovitë në qarkullim rrugor që ndodhin çdo ditë që ndodhin për rreth Vushtrrisë sesa të ndërtohen dy ura. Kjo do të ishte e rëndësishme për ta lehtësuar trafikun”.
“Me siguri KFOR-i në shumë raste ka deklaruar se mjedisi nuk është i duhur. Të gjithë ne e kemi qëllimin për ta hapur urën, nuk ka ndodhur por nëse klima nuk është e duhur për ta hapur një urë, a është e duhura për t’i hapur dy ura? Do ta shohim. E fundit që të gjithë duan të shohin janë më shumë veprime të KFOR-it në veri”, tha Rohde në një intervistë në “Info Magazine” në Klan Kosova.







