Ambasadori gjerman: Lajçaku i emëruari i posaçëm i BE’së, për dialogun Kosovë – Serbi

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Held, thotë se i emëruari i posaçëm i BE’së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të çojë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të dy shtetet.

Held ka shkruar në Twitter se Gjermania mirëpret emërimin e Lajçak në këtë pozitë, duke shkruar se ai do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania mirëpret emërimin e Miroslav Lajcak, që në emër të Bashkimit Evropian do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor, që çon në zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Si përfaqësues i BE’së ai do të të veprojë dhe do të flasë për Gjermaninë dhe të gjithë shtetet anëtare. Mbani në mend Gjermania është Bashkimi Evropian gjithashtu BE është Gjermania”, ka shkruar Held.