Ambasadori gjerman kërkon që sulmuesit e gazetarit Duriqi të sillen para drejtësisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Rohde përmes Twitterit ka bërë thirrje që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

“Shumë i shqetësuar për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi të cilin e kam takuar së fundi. Sulmuesit duhet të sillen para drejësisë. Sulmet ndaj gazetarëve janë totalisht të papranueshm.e Liria e Medias është themeli i demokracisë. I dëshiroj zotëri Duriqit shërim të shpejt”, ka shkruar Rohde.