Ditë më parë ka nisur rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Në këtë stadium i zhvillon ndeshjet edhe kombëtarja e Kosovës, për çka ka shkruar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, i cili postoi një fotografi nga punimet që po zhvillohen në stadium.

“Mezi pres ta shikoj kombëtaren e Kosovës duke luajtur në një fushë të rinovuar. #Prishtina #Fadil Vokrri”, ka shkruar Guerot.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në shkurt të këtij viti pati bërë të ditur se rinovimi i fushës në “Fadil Vokrri” do t’i kushtojë shtetit 1.3 milion euro.

Çeku pati shkruar se rindërtimi i fushës do të bëhet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës./Ballkani.info

Looking forward to watching 🇽🇰 football team playing on a renovated pitch #Pristina #FadilVokrri pic.twitter.com/q1Lvdo7ehP

— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) April 6, 2024