Prej më tepër se një javë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në disa takime të cilat Kurti ka zhvilluar në Amerikë, është shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Amerikë, Ilir Dugolli.

Por ky i fundit siç duket mori edhe një detyrë shtesë.

Në një video të publikuar shihet edhe momenti kur Kurti përshëndet disa shqiptarë në Amerikë, nga një makinë e drejtuar pikërisht nga Ilir Dugolli.

“Kryeministër, fshisën mos e harro”, ishte porosia e një prej qytetarëve drejtuar të parit të qeverisë.

Një kërkesë për KM @albinkurti nga një qytetar gjatë vizites në Amerikë.

Një kërkesë për KM @albinkurti nga një qytetar gjatë vizites në Amerikë.

Perlë ❤️ #fshisa 🧹 pic.twitter.com/YK1fxD0dsn

— Egzon Azemi (@egzonazemii) May 16, 2022