Ambasadori britanik për zgjedhjet e 14 shkurtit: Ne po ju shikojmë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka takuar gjatë ditës kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Ai pas takimit ka thënë se pik kryesore e diskutimit të tyre ishte organizmi i zgjedhjeve, meqë rast ambasadori ka theksuar përkushtimin e Britanisë së Madhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Kosovë.

“Këtë mëngjes takova Valdete Dakën, kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilin diskutuar për përgatitjet që po bën KQZ-ja për zgjedhje si dhe theksova përkushtimin e Britanisë së Madhe për zgjedhje të lira në Kosovë”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Britania e Madhe po mbështet organizatat e shoqërisë civile dhe se janë duke kujdesur dhe vështruar çdo gjë.

Postimi  i tij: