Ambasadori britanik ndihet i nderuar që e hapi garën në Kampionatin Kombëtar në Shigjetari

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, e hapi të dielën garën në Kampionatin Kombëtar në Shigjetari në Kosovë, duke thënë se ndihet i nderuar që e hodhi shigjetën e parë në këtë ngjarje.

Federata e Shigjetarisë e Kosovës e organizoi Kampionatin Kombëtar 2019 në ambient të mbyllur, i cili nisi të dielën, raporton Gazeta Express.

Abbott – i emëruar ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë tre muaj më parë – pret me padurim të ushtrojë më shumë nga shigjetarët kosovarë.

“Të dielën kam pasur nderin të gjuaj shigjetën hapëse të Kampionatit Kombëtar për Shigjetari në hapësira të mbyllura të organizuar nga Federata e Shigjetarisë së Kosovës”, shkroi Abbott në rrjetet sociale të mërkurën.

“Ishte një mundësi e mirë të takohem me disa shigjetarë të shkëlqyeshëm, të rinj dhe të vjetër. Pres me padurim që të ushtroj më shumë me ta në Vitin e Ri”, shtoi ai.

Gara vlen për të gjitha kategoritë dhe disiplinat dhe zhvillohet ne ambient te mbyllur sipas rregullave dhe normave të Federatës Botërore.

Te gjitha kategoritë do të gjuajnë në distancë 18m, në figure spot target vertikal, përpos kategoria e pionierëve që do të gjuajnë në figura 60cm në të njëjtën distancë, sipas Federatës kosovare.