Ambasadori austriak në Kosovë: Për Austrinë është nder i veçantë të mundësojë transferimin e vaksinave BioNTech/Pfizer

Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arriturë në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë  siguruar nga Austria.

Me 4.680 dozat që kanë arritë sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë sidhe grupet e rrezikuara.

Duke qenë dëshmitarë i arritjes së këtij furnizimi bashkë me Ministrin e shëndetësisë Arben Vitia, ambasadori Austriak Weidinger tha se “Është madhështore të shohësh se vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Ministrit austriak për punë të jashtme z. Alexander Schallenberg, presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen dhe komisionerit z. Olivér Várhelyi, është realizuar furnizimi me vaksinat mëse të nevojshme kundër Covid. Për Austrinë është nder i veçantë dhe vepër solidarizimi me qytetarët e Kosovës, ta mundësojë transferimin e këtyre dozave; sepse, hapësirat e pambulura në hartën e vaksinimit, pavarësisht ku janë ato, paraqesin rrezik për të gjithë ne. Nuk

duhet të harrojmë se askush nuk është i sigurtë, përderisa nuk janë të gjithë të sigurtë! Të jeni të sigurtë, se Austria ka qëndruar dhe do qëndroj edhe më tej përkrah popullit të Kosovës“.

Furnizimi i Kosovës me 95,000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të

BE dhe Austrisë për të siguruar 651,000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur rajonin në vaksinimin e personelit shëndetësor në front të parë sidhe persona nga grupe më të rrezikuara.

Austria ka lehtësuar dhe para-financuar transferimin e këtyre vaksinave, të cilat financohen nga paketa prej 70 milion €, e miratuar nga Komisioni Evropian për të financuar vaksinat në fjalë. Këto vaksina u siguruan për partnerët e ballkanit perëndimor në kuadër të negociatave paraprake të BE-së për furnizim me vaksina.