Ambasadori amerikan viziton Preshevën

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka vizituar sot Komunën e Preshevës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

“Ambasadori amerikan z. Anthony Godfrey viziton Komunën e Preshevës”, ka shkruar Arifi në profilin e tij.

Lugina e Preshevës është një prej zonave që përballet me probleme të shumta dhe që janë lënë pas dore nga shteti serb.

https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/videos/181289673075342/