Ambasadori amerikan thotë se SHBA do të angazhohet për gjetjen e personave të pagjetur

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot kompleksin memorial në Krushë.

Nga aty ai ka thënë se SHBA-të do të angazhohen për zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur.

“E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnett.

Kosnett. më pas në njërën nga kafiteritë e fshatit amerikani dëgjoi historitë e banorëve të Krushës të përjetuara gjatë luftës së fundit.

loading…