Ambasadori amerikan takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, flasin për të drejtat e njeriut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me ta ka biseduar edhe për të drejtat e njeriut.

“Frymëzuar dhe mirënjohës për mundësinë për të diskutuar të drejtat e njeriut me përfaqësues të shoqërisë civile kosovare. Avokimi i tyre i paçmuar ka ndihmuar në avancimin e #HumanRights në mbarë Kosovën. Të drejtat e njeriut janë universale. Ato vlejnë për të gjithë, kudo”, ka shkruar ambasadori amerikan.